• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski në UNESKO: Maqedonia e Veriut është një dukuri e rrallë multikulturore dhe kontribuon për një multilateralizëm efektiv

Kovaçevski në UNESKO: Maqedonia e Veriut është një dukuri e rrallë multikulturore dhe kontribuon për një multilateralizëm efektiv

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA)- Është nder i madh të jem kryeministër i parë nga Republika e Maqedonisë së Veriut që do të mbaj fjalim nga kjo foltore. Kënaqësia është edhe më e madhe, që ky fjalim bëhet në vitin kur, si një vend i pavarur, festojmë tridhjetë vjet anëtarësim në UNESKO, ka thënë kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në Konferencën e përgjithshme të 42-të të UNESKO-s në Paris.

Këto dy momente jashtëzakonisht të rëndësishme për historinë tonë moderne më obligojnë që këtë fjalim të parë kryeministror ta bëj në gjuhën time amtare maqedonase.

“Me këtë, dua të falënderoj UNESKO-n për mbështetjen e shumë projekteve, aktiviteteve dhe burimeve të rëndësishme për shoqërinë tonë multikulturore, për trashëgiminë tonë natyrore dhe kulturore, për gjuhën maqedonase dhe për gjuhët e tjera që fliten në Maqedoninë e Veriut. Sepse vendi im është “zemra e kontaktit gjuhësor ballkanik”, siç theksoi gjuhëtari me famë botërore, prof. Viktor Fridman. Dua të theksoj se bashkëpunimi ynë me UNESKO-n daton që nga viti 1979 dhe 1980, kur perla jonë, rajoni i Ohrit u vendos nën mbrojtjen e UNESKO-s. Dhe sot me krenari e numërojmë atë në 39 trashëgimitë kulturore dhe natyrore në botë”, ka thënë kryeministri.

Për ne, shton ai kjo do të thotë vazhdimësi, pasuri, por edhe detyrim për ta ruajtur atë. Asnjë interes tjetër nuk duhet të jetë më i madh se përkushtimi për të ruajtur dhe mbrojtur këtë të mirë natyrore dhe kulturore, si tonat ashtu edhe të botës. Ne ua kemi borxh paraardhësve tanë dhe brezave të ardhshëm.

“Rajoni i Ohrit është një përzierje magjike e natyrës, historisë, fesë, artit dhe shkrim-leximit. Në të do të gjeni mbi 2500 metra katrorë afreske të artit bizantin në të cilat morën pjesë edhe mjeshtri vendas maqedonas; mbi 800 ikona të çmuara të krijuara midis shekujve 11 dhe 14; mozaikët e lashtë, xhamitë osmane; koleksione të dorëshkrimeve të vjetra sllave, bizantine dhe osmane, dhe sa shumë punë tjera! Dhe e gjithë gjendet në një lokacion në një prej liqeneve më të vjetër dhe më të bukur në Evropë, i cili fsheh një numër të madh speciesh endemike dhe të rralla të ujërave të ëmbla të florës dhe faunës”, u shpreh Kovaçevski.

Prandaj, është e domosdoshme të ruajmë integritetin dhe autenticitetin e rajonit të Ohrit, në bashkëpunim me Qendrën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s. Dhe, së bashku me Republikën e Shqipërisë, le të jemi shembull i bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë në mbrojtjen e kësaj të mire të përbashkët dhe universale.

Në seancën e 45-të të mbajtur në shtator, Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s shqyrtoi Raportin për gjendjen me mbrojtjen e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit dhe mori një Vendim me të cilin Komiteti respektoi përpjekjet tona të përbashkëta, por po aq edhe përgjegjësinë për liqenin e Ohrit dhe trashëgiminë e pasur kulturore për të ruajtur statusin prestigjioz të trashëgimisë botërore. U përshëndetën përpjekjet që po bëjnë të dyja vendet në drejtim të zvogëlimit të faktorëve që ndikojnë negativisht në vlerën e jashtëzakonshme universale të rajonit të Ohrit.

“Zbatimi i masave të sugjeruara për rehabilitimin e Rajonit do të varet nga bashkëpunimi ynë i mëtejshëm i forcimit. Janë hedhur bazat për neutralizimin e kërcënimeve të vendosura dhe të mundshme, por nevojat për të mbrojtur këtë të mirë kërkojnë një mobilizim të madh për të ruajtur vlerën e tij të jashtëzakonshme universale, si dhe zbatimin e masave urgjente që do të bashkojnë të gjithë aktorët dhe do të merren menjëherë. Nga kjo foltore bëj thirrje për unitet dhe përgjegjësi në veprimet e çdo qeverie”, thekson Kovaçevski.

Nga bashkëpunimi jonë i forcuar do të varet zbatimi i masave të sugjeruara,për rehabilitim të rajonit.  Janë hedhur bazat për neutralizimin e kërcënimeve të vendosura dhe të mundshme, por nevojat për të mbrojtur këtë të mirë kërkojnë një mobilizim të madh për të ruajtur vlerën e tij të jashtëzakonshme universale, si dhe zbatimin e masave urgjente që do të bashkojnë të gjithë aktorët dhe do të merren menjëherë. Nga kjo foltore bëj thirrje për unitet dhe përgjegjësi në veprimet e çdo qeverie.

Për 78 vitet e fundit, shton ai, UNESKO ka kontribuar në ndërtimin e një kulture paqeje, në zhdukjen e varfërisë, në zhvillimin e qëndrueshëm dhe veçanërisht në dialogun ndërkulturor. Në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, e cila, meqë ra fjala, është edhe një nga themeluesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara së bashku me pesë republikat e tjera federale në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, dëshiroj të shpreh edhe një herë mirënjohjen time deri te  UNESKO-s për angazhimin e saj në krijimin e kushteve për dialog ndërmjet qytetërimeve, kulturave dhe njerëzve bazuar në respektimin e vlerave të përbashkëta.

“Ju kujtoj këto vlera, sepse sot, kur lufta në Evropë dhe Lindjen e Mesme, dhe kur shkelen në mënyrë flagrante normat dhe rregullat e rendit ndërkombëtar, ne kemi nevojë për to më shumë se kurrë më parë! Një vizion moral i përkthyer në një multilateralizëm akoma më të prekshëm dhe efektiv, i cili gjithmonë dhe kudo do të kundërshtojë mbajtjen e strukturave të pabarazisë, padrejtësisë dhe çdo forme racizmi! Sistemi demokratik i vlerave është nën kërcënim serioz. Asnjë vend, sado i fuqishëm dhe i fortë të jetë, nuk mund të përballojë i vetëm sfidat e sotme globale. Bota është e ndarë në baza të ndryshme. Prandaj, demokracitë duhet të forcojnë kohezionin dhe qëndrueshmërinë e tyre, pavarësisht nga dallimet gjeografike, demografike, politike, ekonomike apo kulturore midis shteteve. Në interes të paqes dhe stabilitetit, është e nevojshme të gjendet emëruesi më i ulët i përbashkët. Kjo është e mundur vetëm përmes instrumenteve të multilateralizmit efektiv”, ka thënë kryeministri.

Parimet mbi të cilat Maqedonia e Veriut e udhëheq politikën e saj të jashtme janë shprehje e politikës së brendshme të vendit për ndërtimin dhe ruajtjen e demokracisë multikulturore dhe gjithëpërfshirjes së përhershme të diversitetit në proceset demokratike, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve të ndryshme etnike dhe grupeve të cenueshme. Një kulturë dialogu dhe kompromisi, edhe pse e bazuar në parandalimin e mosmarrëveshjeve, shkon paralelisht me angazhimin tonë për multilateralizëm aktiv dhe efektiv.

Sepse, pikërisht, multilateralizmi u lejon vendeve të vogla të tregojnë sukses të madh dhe të mëdhenjve të provojnë madhështinë e tyre. Por jo me argumentet e forcës, por me forcën e argumenteve dhe me mundësinë për t'u ngritur mbi interesat e ngushta kombëtare apo gjeopolitike, dhe për të udhëhequr veprimin e përbashkët në interes të të gjithëve.

Së fundi, Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të jetë aktive në forcimin e multilateralizmit, në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku është anëtare, e veçanërisht në UNESKO. Ne do të vazhdojmë të tregojmë se nga një përfitues i marrëveshjeve të sigurisë tridhjetë vjet më parë, ne jemi tani një gjenerues i sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, dhe një promovues i një kulture të dialogut”, ka thënë mes tjerash në fjalimin e tij Kovaçevski.

Foto/Video: Qeveria e RMV-së

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR