• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski në Bardolino u takua me Ramën dhe Vuçiqin

Kovaçevski në Bardolino u takua me Ramën dhe Vuçiqin
Shkup, 2 prill 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Bardolino, Itali, u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
 
Kovaçevski, Vuçiq dhe Rama do të marrin pjesë në Panairin e 55-të ndërkobëtar të verës dhe pijeve alkoolike "VinItali" në Veronë.
 
"Para fillimit të panairit ndërkombëtar për verë 'VinItali' i cili këto ditë po mbahet në Veronë, i konfirmuam angazhimet tona për prosperitet ekonomik të shteteve. Me politika të përbashkëta e zhhvillojmë rjaonin dhe mundësojmë jetë më të mirë për të gjithë qytetarët", shkroi Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.
 
Për takimin, në Fejsbuk shkroi edhe presidenti serb Vuçiq.
 
 
Kryeministri Kovaçevski në panairin e verës në Veronë është së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski. ab/
 
foto: FB Kovaçevski dhe Vuçiq

QËNDRONI TË LIDHUR