• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut meriton të jetë pjesë e BE-së

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut meriton të jetë pjesë e BE-së

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçeski sot nga fjalimin e tij në Odën ekonomike me rastin e Ditës ndërkombëtare të sigurimeve, 1 Nëntori edhe një herë porositi se Maqedonia e Veriut meriton të jetë pjesë e BE-së

Siç theksoi Kovaçevski në fjalimin e tij, e ardhmja evropiane është para nesh.

"Zhvillimi i vetëdijes për sigurimin e sigurisë përmes kontratave të sigurimeve është pjesë e politikave të BE-së. Çdo angazhim në këtë drejtim ka për qëllim sigurimin e stabilitetit ekonomik, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve dhe kompanive. E ardhmja evropiane është përpara nesh dhe përmes kësaj industrie. Këtë para dy ditësh më parë na e tha qartë dhe zëshëm kryetarja e Komisionit Evropian e cila gjatë vizitës së saj tha se ne meritojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian. Për këtë edhe njëherë nga këtu dua të them se anëtarësimi në BE bazohet në konceptin e meritës. Maqedonia e Veriut meriton të jetë pjesë e BE-së, ndërsa ne të gjithë meritojmë të jemi qytetarë evropian, këtu në shtëpinë tonë këtu në vendin tonë. Të jetojmë si evropianë dhe të sillemi si evropianë. Të rinjtë tanë, fëmijët tanë dhe të gjithë qytetarët tanë e presin këtë nga ne", tha kryeministri Kovaçevski.   

E ardhmja evropiane, përsëriti ai duhet të sigurohet, mbi të gjitha për të rinjtë.

Foto: arkivi i MIA-s dhe Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR