• e enjte, 24 tetor 2024

Kosova blen objekte të ambasadave në Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada

Kosova blen objekte të ambasadave në Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada

Prishtinë, 23 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se janë në proces të blerjes së objekteve të ambasadave në pesë shtete, Itali, Turqi, Francë, Gjermani e Kanada.

"Dje përuruam objektin e ri të Konsullatës tonë në Strasburg, që tashmë është pronë e shtetit dhe shtëpi e përhershme e Republikë sonë”, njoftoi fillimisht Kurti. “Pra, po vazhdojmë me blerjen e objektve të ambasadave tona në shtetet kyçe për shërbimin tonë diplomatik", shtoi ai.

Kurti theksoi se pas blerjes së objektit të Ambasadës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Mbretërinë e Bashkuar, në Kroaci, Senegal dhe tash në Strasburg të Francës, në proces të blerjes janë objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR