• e martë, 24 dhjetor 2024

Turqia ka sulmuar pozicione të PKK në Irak dhe Siri

Turqia ka sulmuar pozicione të PKK në Irak dhe Siri

Ankara, 24 tetor 2024 (MIA) - Pas sulmit terrorist në Ankara, Turqi me predha ka qëlluar lokacione të ndërlidhura me grupin militant kurd Partia Republikane Kurde (PKK) në Irakun verior dhe në Sirinë veriore, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

"Është kryer operacion ajror kundër caqeve terroriste në veri të Irakut dhe Sirisë, ndërsa me sukses janë shkatërruar gjithsej 32 caqe terroriste", theksohet në komunikatën e Ministrisë, në të cilën shtohet se operacionet vazhdojnë.

Kryerësit e sulmit në Ankara me siguri janë anëtarë tëPKK, e ndaluar në Turqi, deklaroi paraprakisht ministri i Punëve të Brendshme Ali Jerlikaja.

"Objektet e Industrisë së Aviacionit Turk (TAI) në Ankara u shënjestruan nga një sulm terrorist të mërkurën, me ç'rast janë vrarë pesë persona dhe janë plagosur 22. Dy terroristët që e kanë kryer sulmin, njëra prej të cilëve grua, janë eliminuar", tha Jerlikaja.

PKK tashmë disa dekada ka luftuar kundër autoriteteve turke, ndërss SHBA-ja e ka shpallur organizatë terroriste.

TUSAS është prodhuesi më i madh turk i aeroplanëve dhe helikopterëve, duke përfshirë edhze aeroplanin e parë luftarak turk KAAN. Ajo është në pronësi të Qeverisë dhe Fondacionit të Forcave të armatosura turke dhe në të punojnë më shumë se 10.000 njerëz. mb/

Foto: MIA

 

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR