Sholc premtoi mbështetje për Sandun në luftën kundër ndikimit të jashtëm të Moldavisë
- Kancelari gjerman Olaf Sholc sot në një bisedë telefonike me presidenten e Moldavisë, Maja Sandu tha se Berlini do të vazhdojë ta mbështesë luftën e këtij vendi kundër ndikimit të huaj, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë gjermane.
- Post By Sara Ademi
- 09:09, 24 tetor, 2024
Berlin, 24 tetor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot në një bisedë telefonike me presidenten e Moldavisë, Maja Sandu tha se Berlini do të vazhdojë ta mbështesë luftën e këtij vendi kundër ndikimit të huaj, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë gjermane.
Mediat britanike transmetojnë se Sandu dhe Sholc kanë diskutuar për gjoja ndikimin e propagandës ruse dhe proruse në Moldavi.
"Kancelari e bindi presidenten Sandu në mbështetjen e vazhdueshme për përforcimin e rezistencës së Moldavisë ndaj ndikimit të huaj dhe masave për destabilizim", citohet në deklaratën e zëdhënësit.
Siç shtoi ai, Sandu e informoi Sholcin për rrjedhën e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe referendumit për inkuadrim në BE. Më shumë se gjysma e votuesve në Moldavi në referendumin e mbajtur të dielën votuan për inkuadrim në BE, tregojnë të dhënat më të reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas 98,43 për qind të materialeve votuese të përpunuara. sa/
foto: EPA