• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën në stuhinë tropikale "Trami" në Filipine

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën në stuhinë tropikale

 Manilë, 24 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 26 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë tropikale "Trami" e cila goditi bregun verilindor të Filipineve, ndërsa më shumë se 150.000 janë larguar nga shtëpitë e tyre, konfirmuan përfaqësues zyrtarë.

Stuhia, e njohur në vend si stuhia e rëndë tropikale "Kristin",  solli shi të dendur në ishullin kryesor Luzon, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje vdekjeprurëse të dheut. Në motin e keq ditëve të kaluara shumica e viktimave janë mbytur, ndërsa të tjerë humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut në rajonin qendror Bikol, duke përfshirë edhe qytetin Naga ku sot u raportuan 14 të vdekur.

Qeveria urdhëroi mbylljen e bizneseve dhe shkollave të prekura nga moti i keq në pritje të shiut të dendur dhe përmbytjeve. Më shumë se 163.000 njerëz janë strehuar në qendrat e evakuimit, publikoi Zyra për Mbrojtje Civile. Drejtoria e Aviacionit Civil sot njoftoi sot se për shkak të moti të keq janë anuluar të paktën dhjetëra fluturime në të gjithë vendin. 

Banka Qendrore për të dytën ditë radhazi ka anuluar tregtimin me valuta dhe punën monetare.

Në Filipinet zakonisht çdo vit ka 20 stuhi tropikale, të cilat sjellin shira të rrëmbyeshme dhe erëra të forta, si dhe rrëshqitje vdekjeprurëse të dheut.

 Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR