• e enjte, 26 dhjetor 2024

Konkurs për parashtrim të propozimeve për shënim të jubileve në bashkëpunim me UNESKO-n për vitin 2026-2027

Konkurs për parashtrim të propozimeve për shënim të jubileve në bashkëpunim me UNESKO-n për vitin 2026-2027

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - UNESKO u bën thirrje vendeve anëtare të parashtrojnë propozime për shënimin e jubileve të ngjarjeve historike dhe personaliteteve eminente në periudhën 2026-2027, që kanë rëndësi universale dhe kanë kontribuuar në promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe afrimit të marrëdhënieve mes njerëzve.

"Për atë qëllim UNESKO do të prëfshihej në shënimin e jubileve të propozuara nga ana e shteteve anëtare, me çka do t'u jepej rëndësi dhe mirënjohje më e madhe botërore", kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Më shumë informata për kriteret për parashtrim të propozimeve për jubile të personit/ngjarjes janë të kapshme në linkun: https://unesdoc.unesco.org/ark:/48223/pf0000391504_eng.

linkun e publikuar në ueb-faqen e MASH-it është i kapshëm formulari, të cilin, të plotësuar, duhet parashtruar në formë elektronike tek: tkraljevska@kultura.gov.mk më së voni deri më 2 dhjetor 2024.

"Komisioni nacional për UNESKO i Republikës së Maqedonisë së Veriut pas propozimeve të marra do të bëjë selektimin definitiv të dy propozimeve dhe do t'ia parashtrojë UNESKO-s. Përparësi do t'u jepet propozimeve të cilat promovojnë barazi gjinore", ceket në thirrjen  e MASH-it. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR