• e enjte, 24 tetor 2024

Konferencë për të drejtat e të autorëve të aktorëve në vendet e Ballkanit Perëndimor

Konferencë për të drejtat e të autorëve të aktorëve në vendet e Ballkanit Perëndimor

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Statusi i mbrojtjes së të drejtave autoriale të aktorëve të vendeve nga Ballkani Perëndimor kandidate për anëtarësim në BE, duke përfshirë edhe vendin tonë, është në fokusin e Konferencës dyditore rajonale për menaxhim kolektiv të të drejtave autoriale dhe simotra, që do të mbahet në Shkup.

Konferenca e titulluar "Zgjerimi i BE-së dhe të drejtat autoriale: Çka vijon për aktorët në Ballkanin Perëndimor?" dhe është e para e këtij lloji në vend me përfshirje dhe ndikim rajonal.

"Duke i pasur parasysh aspiratat e Maqedonisë së Veriut, anëtarësimi në BE nënkupton detyrim për implementimin e të drejtsë së BE-së (acquis) për të drejta autoriale dhe sigurimin e të gjithë aktorëve dhe muzikantëve që të kenë nivel të njejtë të mbrojtjes, sikur edhe performuesit në Bashkimin Evropian. Pëlrmes diskutimeve konstruktive dhe shembujve të suksesshëm nga vendet tjera trë BE-së, konferenca do të përpiqet t'i përgjigjet sfidave, të cilat vendet e Ballkanit Evropian duhet t'i tejkalojnë lidhur me temën", njoftoi Asocicioni për mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe simotra.

Në konferencë do të diskutohet për implementimin e direktiave kyçe të BE-së, siç janë Direktivat për transmetim satelitor, Direktiva për të drejtë autoriale dhe menaxhim kolektiv dhe progresi në harmonizimin e legjislacionit lokal me standarde evropiane.

"Ngjarja do të grumbullojë ekspertë nga institucione qeveritare, organizata për menaxhim kolektiv, sindikata dhe shoqata nga rajoni, të cilat do të diskutojnë për sfidat aktuale dhe mundësitë në sektorin lokal audiovizual, me qëllim që të krijohet mjedis i qëndrueshëm pune për aktorët", thekson Asociacioni në paralajmërimin për ngjarjen.

Në mesin e të pranishmëve janë paralajmëruar ministri i Çështjeve Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Orhan Murtezani, ambasadori slloven në vend, Gregor Presker, Mari-Madlen Kanelopulo, shefe departamenti në Delegacionin e BE-së në vend, Tilo Gerlah, kryetar i Asocicionit të Organizatave të aktorëve evropianë AEPO-ARTIS, Gregor Shtibernik nga Shoqata për menaxhim kolektive të së drejtës me të drejtat e autorit të autorëve, interpretuesve dhe poducentlve të veprave audiovizuale nga Sllovenia AIPA. mb/

Foto: Asocicioni për mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe simotra

QËNDRONI TË LIDHUR