• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Keni bërë punë të mirë, kemi reforma të shkëlqyeshme, do të fillojmë me 52 milionë euro nga Plani i rritjes deri në fund të vitit, thotë Fon der Lajen

Keni bërë punë të mirë, kemi reforma të shkëlqyeshme, do të fillojmë me 52 milionë euro nga Plani i rritjes deri në fund të vitit, thotë Fon der Lajen

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Ne kemi qëllim të qartë, i cili është të hapim klasterin e vlerave fondamentale sa më shpejt të jetë e mundur. Jemi pothuajse atje, duhet të kalojnë ndryshimet kushtetuese që vendi juaj ka rënë dakord se do t'i bëjë. Me dialog të përbashkët, shpresoj që të gjitha forcat politike të bashkohen në vend dhe të bëjnë hapat e nevojshëm të përbashkët për përparim dhe kam besim, ashtu si ju, se mund t'i kapërcejmë pengesat që ekzistojnë, tha kryetarja e KE Ursula Fon der Lajen në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Hristijan Mickoski.

- I dashur Hristijan, të jeni të sigurt se zgjerimi do të mbetet prioriteti kryesor i Komisionit Evropian për pesë vitet e ardhshme. Tani kemi të gjitha mjetet dhe instrumentet që na duhen për ta bërë këtë të mundur", tha ajo.

Presidentja e KE-së theksoi se Maqedonia e Veriut kishte arritur shumë dhe se kishte treguar vendosmëri në ndërmarrjen e çdo hapi.

"Dhe me të vërtetë dua të lavdëroj Maqedoninë e Veriut dhe t'i bëj nderimet e mia popullit. Tani puna me të vërtetë duhet të vazhdojë", tha Fon Der Lajen.

Ajo i shprehu respekt edhe siç tha harmonizimit 100 përqindësh të vendit me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe mbështetjen e saj për Ukrainën, dhe iu referua përfitimeve të Planit të rritjes të Ballkanit Perëndimor.

"Është udhërrëfyesi ynë i përbashkët për t'i afruar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me tonat dhe për t'i integruar gradualisht ekonomitë tona. Ne hapim derën për tregun e vetëm evropian në sektorë të caktuar për kompanitë nga Maqedonia e Veriut, e në këmbim ju do të zbatoni reforma të rëndësishme për të pasur fushëloje të barabartë, e cila do të shoqërohet me investime shtesë nga BE në Maqedoninë e Veriut. Ka kaluar një vit që kur kemi filluar këtë, dhe më duhet të them se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dhënë rezultatet e tyre, ata kanë axhendën e reformave, po ashtu edhe Maqedonia e Veriut. Maqedonia e Veriut ka bërë punë vërtet të mirë, kemi reforma të mëdha dhe duhet të fillojmë me 52 milion euro deri në fund të vitit, dhe ju duhet të merrni më shumë se 750 milion euro sipas Planit të rritjes, tha Presidentja e KE-së.

Ajo theksoi se Plani i Rritjes do të japë rezultate shumë konkrete për njerëzit dhe bizneset, duke deklaruar se vendi është në rrugën e duhur për t'u bërë pjesë e të ashtuquajturës zonë të vetme të pagesave në BE, e cila do të lejojë transferimin e parave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së të lëvizë më shpejt, më sigurt dhe lirshëm.

Fon der Lајen u përqendrua edhe në Fondin e Përbashkët të Investimeve për BP, një iniciativë që u krijua katër vjet më parë dhe përmes së cilës janë mobilizuar 1.7 miliardë euro investime në vend me fokus në tranzitimin drejt energjisë së pastër. Ajo theksoi se një e katërta e prodhimit të energjisë në vend vjen nga burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe qëllimi është kjo të rritet. Në këtë drejtim, ai vuri në dukje investimet në Oslomej dhe termocentralin REK Manastir që duhet të punojnë në energjinë diellore, parkun e erës në Bogdanci, si dhe në transportin e pastër për lidhje më të mirë midis rajonit dhe Evropës, respektivisht në infrastrukturën hekurudhore.

"Kjo me të vërtetë përfshin projektin ndoshta të rëndësishëm për korridorin hekurudhor 8, i cili ju lidh me Shqipërinë dhe Bullgarinë, dhe ne kemi Korridorin 10, i cili kalon nga Greqia në Budapest dhe kalon nëpër të gjithë vendin tuaj. Këto investime do ta kthejnë BV në qendër kryesore transporti dhe kjo do të sjellë përfitime serioze për njerëzit e BV", shprehet Fon der Lajen.

Për sa i përket bashkëpunimit për mbrojtjen e kufijve, Maqedonia e Veriut, tha ajo, është vendi i pestë jashtë BE-së që ka ekip të Fronteks dhe ku në dy vitet e fundit disa qindra roje kufitare kanë mbështetur organet lokale për të ushtruar kontrolle dhe mbikëqyrje që synojnë përgatitjen e vendit për të ardhmen, respektivisht anëtarësimin e plotfuqishëm. Kreu i KE-së gjithashtu vuri në dukje solidaritetin e Brukselit me vendin në drejtim të trajtimit të zjarreve pyjore gjatë verës përmes aktivizimit të mekanizmit të mbrojtjes civile në dy raste dhe mobilizimit të gjashtë avionëve dhe tre helikopterëve. Ajo dërgoi porosi edhe lidhur me pritshmëritë e të rinjve nga vendi në lidhje me të ardhmen e tyre.

"Tre vjet më parë në festimin e 30 vjetorit të vendit tuaj, takova të rinj dhe ishte vërtet mirë të shihja se si ata dëshirojnë për të ardhmen e tyre - të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, të rinjtë në BE. Dhe mendoj se të rinjtë nuk do të na falin asnjëherë nëse nuk i përgjigjemi kësaj sfide. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta bëjmë Maqedoninë e Veriut pjesë të BE-së sonë", tha Fon Der Lajen.

Nga ana e tij, kryeministri Mickoski theksoi se Qeveria vlerëson lart angazhimin e Presidentes së KE-së në rrugën tonë të integrimit evropian dhe se ai pret që BE-ja së bashku me ne të na ndihmojë të vazhdojmë atë rrugë duke respektuar qëndrimin e qytetarëve. Mickoski shprehu besimin se së bashku këto pengesa mund të tejkalohen.

"Qeveria vlerëson lart angazhimin e Presidentes për zgjerimin e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Në këto kushte të një situate të ndryshuar gjeopolitike në botë, vendi ynë mbetet partner i qëndrueshëm, i besueshëm dhe i përkushtuar i BE-së. Por ne presim që Bashkimi Evropian së bashku me ne të ndihmojë në gjetjen e mënyrave për të vazhduar rrugën tonë të integrimit evropian, duke respektuar pikëpamjet legjitime të qytetarëve tanë se në të ardhmen nuk do të përballemi me kërkesa që janë thellësisht në kundërshtim me idetë mbi të cilat mbështetet vetë BE-ja. Ne presim që Bashkimi Evropian të njohë përparimin tonë dhe të vazhdojë të na mbështesë në këtë proces, mbështetja është shumë e rëndësishme", tha Mickoski.

Besojmë, shtoi ai, në parimin e drejtësisë dhe meritës, dhe besojmë se përpjekjet tona të vazhdueshme do të vlerësohen në mënyrë përkatëse.

"Qëllimi ynë është i qartë, por rruga drejt tij kërkon përpjekje të përbashkëta. Bashkëpunimi, dialogu dhe mirëkuptimi i ndërsjellë janë me rëndësi thelbësore. Jemi të bindur se së bashku mund t'i tejkalojmë të gjitha pengesat dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të përshpejtojmë rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian", tha kryeministri Mickoski, duke i shprehur falënderim Presidentes së Komisionit Evropian për përkushtimin dhe mbështetjen e saj personale.

Pas konferencës për media, presidentja e KE-së, në kuadër të vizitës së saj njëditore në vend, është planifikuar të takohet me Presidenten e shtetit Gordana Siljanovska Davkova. 

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR