• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Maqedonia e Veriut dhe shteti i Katarit kanë potencial të madh për rritjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha nivelet

Maqedonia e Veriut dhe shteti i Katarit kanë potencial të madh për rritjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha nivelet

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA)- Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi me ambasadorin e shtetit të Katarit në Shkup, Jasim bin Hamid al-Tani sot ranë dakord që në periudhën e ardhshme të punojnë së bashku në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe krijimin e partneriteteve biznesore që do të shënojë një trend pozitiv të bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe shtetit të Katarit.

“Për ne si ministri e Ekonomisë dhe Punës, nën kompetenca të së cilës janë kushtet e punës së investitorëve të huaj është e një rëndësie të madhe që të punohet në përmirësimin e klimës së biznesit, e gjitha kjo në mënyrë që të kemi më shumë investime që do të nënkuptojnë më shumë punësim dhe rritje më të madhe ekonomike”, ka thënë ministri Durmishi në takim me ambasadorin e shtetit të Katarit.

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR