• e shtunë, 23 nëntor 2024

Komuna Qendër: Nuk kemi mekanizëm juridik që ta pengojmë ndërtimin e garazhit në kate pranë Kuvendit

Komuna Qendër:  Nuk kemi mekanizëm juridik që ta pengojmë ndërtimin e garazhit në kate pranë Kuvendit

Shkup, 6 shtator 2024 (MIA) - Nga Komuna Qendër thonë se nuk kanë asnjë mekanizëm juridik apo mundësi ligjore për të penguar ndërtimin e garazhit në kate që ndodhet afër Kuvendit, duke qenë se, siç sqarojnë për MIA-n, kontraktori "Ango" ka leje ndërtimi të vlefshme. Ata presin një zgjidhje të problemit që nuk do të dëmtojë institucionet, komunën dhe qytetarët.

Komuna rikujton se ka lëshuar miratimin për ndërtimin e një garazhi shumëkatësh që ndodhet pranë Kuvendit bazuar në Marrëveshjen e lidhur mes “Ango” dhe Ministrisë dikasteriale dhe se gjatë vitit 2020 ka anuluar miratimin e ndërtimit. "Por pas përfundimit të procesit gjyqësor dhe një vendimi të marrë nga gjykata në vitin 2021, është vendosur në favor të kontraktorit dhe është lejuar të vazhdojë me ndërtimin e garazhit shumëkatësh, komform Planit të detajuar urbanistik për vendndodhjen konkrete. Për arsye të cekura, Komuna Qendër në këtë moment nuk ka asnjë mekanizëm juridik apo mundësi ligjore për të penguar ndërtimin e garazhit shumëkatësh që ndodhet në afërsi të Kuvendit, duke qenë se kontraktori “Ango” ka leje ndërtimi të vlefshme", kanë deklaruar nga Komuna Qendër.

Theksojnë se presin që gjetja e paralajmëruar e zgjidhjes nga Qeveria dhe ministritë kompetente të shkojë në një drejtim që nuk do të dëmtojë qytetarët e Komunës Qendër, institucionin dhe buxhetin e komunës.

Pas njoftimit se MPB-ja ka identifikuar rrezik sigurie me ndërtimin e garazhit, kryeministri Hristijan Mickoski dje njoftoi se javën e ardhshme do të ketë mbledhje në Kuvend për tejkalimin e problemit, për të cilin tha se duhet të zgjidhet dhe jo të neglizhohet.

Mickoski tha se tashmë është realizuar komunikim nga ana e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit me kompaninë që duhet të ndërtojë garazhin. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR