• e premte, 25 tetor 2024

Kombëtarja e futbollit të RMV-së ka përparuar tre vende në FIFA rang listën

Kombëtarja e futbollit të RMV-së ka përparuar tre vende në FIFA rang listën

Nion, 24 tetor 2024 (MIA) - Kombëtarja e Maqedonisë ka shënuar përparim prej tri pozitash në renditjen e fundit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të publikuar sot.

"Verdhë e kuqtë" u ngjitën nga vendi i 72-të në vendin e 69-të. Përparimi ishte për shkak të dy fitoreve (kundër Letonisë dhe Armenisë) në xhiron e tetorit të kualifikimeve të Ligës së kombeve.

Lider në renditje është Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Spanja. Në Top 10 përfshihen edhe: Anglia, Brazili, Belgjika, Portugalia, Holanda, Italia dhe Kolumbia.

Renditja e radhës do të bëhet nga FIFA më 28 nëntor. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR