• e enjte, 24 tetor 2024

Inzagi: Në Ligën e Kampionëve të gjitha ndeshjet janë të vështira

Inzagi: Në Ligën e Kampionëve të gjitha ndeshjet janë të vështira

 Bernë, 24 tetor 2024 (MIA) - Trajneri i Interit, Simone Inzagi, pas fitores ndaj Jang Bojs tha se në Ligën e Kampionëve nuk ka ndeshje të lehta.

 Interi mbrëmë në Bernë ka festuar me 1:0 në xhiron e tretë të ndeshjes elitare të futbollit.

 "Në Ligën e Kampionëve të gjitha ndeshjet janë të vështira. Klubet italiane gjithmonë  kanë pasur momente të vështira në këtë turne. Nuk realizuam disa raste në pjesën e parë, por ekipi besoi deri në fund dhe fituam", deklaroi Inzagi për faqen e UEFA-s.

 Interi u ngjit në pozitën e 7-të të renditjes me 7 pikë. Jang Bojs nuk ka fituar asnjë pikë dhe është në vendin e parafundit (35).

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR