• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kocevski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të prezantohen rezultate konkrete në më shumë lëndë të ndërlikuara edhe nga fusha e krimit financiar

Kocevski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të prezantohen rezultate konkrete në më shumë lëndë të ndërlikuara edhe nga fusha e krimit financiar

Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Prokurori publik republikan, Lupço Kocevski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të prezantohen rezultate konkrete në më shumë lëndë të ndërlikuara edhe nga fusha e krimit financiar, por edhe të ndërlidhura me vepra të rënda kriminele kundër jetës dhe trupit, në të cilat prokurorët kanë punuar intensivisht muajt e kaluar.

Udhëzimi i saposjellpë me të cilën i jepet prioritet procedurave për vepra koruptuese penale, Kocevski tha se është në drejtim të asaj që në këtë fushë edhe qytetarët e BE-së prein urgjentisht rezultate.

"Konform udhëzimit në dhjetë ditët e ardhshme i presim informacionet e para nga prokuroritë më të ulëta publike në pikëpamje të rrjedhës së deritanishme të procedurave të këtilla, probleme dhe propozime të perceptuara për tejkalimin e tyre. Për të gjitha informacionet do ta njoftojmë opinionin publik në mënyrë transparente", deklaroi Kocevski.

Në mënyrë plotësuese, prokurori publik informoi se zbatimi i hetimeve financiare në lëndët ku do të detektohen të ardhura nga veprat mpenale në të ardhmen do të jenë rregullore, e jo përjashtim.

"Me mbështetje të SHBA-së janë përgatitur qendrat hetuese në PTHP dhe PTHP NKOK, të cilët tani kanë me të vërtetë mundësi moderne për ndërmarrje të veprimeve hetuese. Është publikuar edhe deri në javën e ardhshme vijon shpallja për pjesëtarët e MPB-së për plotësimin e pozicioneve në qendrat hulumtuese. Në funksion janë qendrat hulumtuese në Kumanovë, ndërsa deri në fund të vtit do të formohen edhe në Manastir dhe në Shtip. Në të gjitha këto hapa pres rezultate edhe atë në afat të shkurtër. Për qytetarët do të jenë drejtësi e dukshme dhe do të jetë i qartë roli i Prokurorisë në bërjen e drejtësisë", theksoi Kocevski.

Kocevski, në fillim të konferencës së sotme, ku morën pjesë disa prokurorë publikë, si dhe krerët e Prokurorisë Publike NKOK-së, Islam Abazi dhe të Prokurorisë Publike të Shkupit, Gavril Bubevski, theksoi se forcimi i transparencës është një nga prioritetet kryesore në mandatin e tij dhe ai sinqerisht beson se transparenca gjithashtu forcon llogaridhënien, dhe rrjedhimisht përgjegjësinë e prokurorëve publikë.

Për deklaratën e kryeministrit se janë dorëzuar qindra kallëzime në Prokurori, Prokurori publik i Republikës tha se është ende një deklaratë politike.

"A janë qindra, më shumë apo më pak se njëqind, nuk mund ta specifikoj numrin konkret, por mund të them se deri më tani të gjitha raportimet, kallëzimet penale të dorëzuara nga organet kompetente janë bërë dhe po veprohet sipas tyre. Nëse e ndiqni me kujdes situatën, do të shihni se Enti Shtetëror i Auditimit ka dorëzuar edhe raporte auditimi ku ka dyshime apo prova për ndonjë lloj krimi ose indikacione për ndonjë vepër penale edhe nga ana e PP ndërmerren masa për të gjitha raportet përveç njërit. Bashkëpunimi ynë është i shkëlqyeshëm dhe së shpejti presim rezultatin e këtyre procedurave", tha Kocevski.

Në lidhje me institutin "sipas zërave, në konferencë u theksua se fillimisht i takon policisë së drejtësisë, policisë financiare apo drejtorinë doganore ta nisin si proces dhe kur kjo nuk ndodh, prokuroria është shumica thirrën pse nuk ka asnjë veprim nga policia. Siç bëhet me dije, ata kanë 20 mijë persona, ndërsa prokuroria disponon me 13 persona.

Lidhur me financat, Kocevski theksoi se edhe në Kuvend ka përmendur se nuk është përmbushur obligimi ligjor prej 0,4 për qind të buxhetit. Vitin e kaluar janë miratuar 0,2 për qind dhe këtë vit 0,2 për qind.

"Problemet edhe më tej do të mbeten, ashtu siç janë. Duke pasur parasysh se ka vetëm 360 zyrtarë të prokurorisë publike, ndërsa duhet mbi 1.100. Momentalisht kemi më pak se 95 prokurorë publikë. Shpresoj se pas Vitit të ri t pajtën 40 të paraqiten si prokurorë publikë", deklaroi Kocevski.

Për brifingun janë parashtruar informacione për fazën në të cilën ndodhen më shumë lëndë, të cilët janë në interes të opinionit publik, por edhe por disa gjendje të përgjithshme në prokurori.

Për rastin me spitalet modulate edhe zjarrin në Tetovë, është theksuar se lëndë nuk janë shkaqet e zjarrit, por të vërtetohet ekzistimi eventual i veprave penale nga aspekti i procedurës për furnizim të spitaleve modulare në 17 qytete nëpër shtet.

"Janë bërë analizat e nevojshme, por ka pasur nevojë për dokumentacion shtesë, i cili është në fazën e sigurimit. Ka mbetur ende pjesa financiare dhe mendoj se do të përfundojmë me atë procedurë. Kur varet nga institucioni të cilit i është dorëzuar kërkesa, do të japë të dhënat e kërkuara, sqaroi prokurori kompetent për rastin.

Për rastin e vërtetimit për drejtorin e ANB-së, është theksuar se tre kallëzime penale janë paraqitur nga tre ankues anonimë - për certifikatën që është përdorur, për ANB-në dhe për drejtorin e parkingjeve.

"Prokurori që ka marrë lëndën e parë ka marrë edhe dy lëndët e tjera, sepse është i njëjti person dhe është duke vepruar sipas rastit. Me sa jam në dijeni, instrumenti i ndihmës juridike ndërkombëtare tashmë është aktivizuar", tha kreu i PTHP-së Shkup, Bubevski.

Lidhur me rastin e shitblerjes së qendrës tregtare Soravia, shefi i PTHP NKOK, Abazi, tha se për të po zhvillohet një procedurë.

"Kemi dërguar një kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare në SHBA. Presim një përgjigje. Paralelisht me këtë kërkesë është paraqitur edhe në institucionet tjera. Kur t'i marrim të gjitha dëshmitë do të kemi një vendim përfundimtar", deklaroi Abazi.

Lidhur me rastin me pagesën e bonuseve të PTHP-së, Abazi tha se kanë marrë një vendim nga PTHP-ja e lartë, por që nuk ka arritur ta studiojë. "Ata e respektojnë apelin e partisë politike VMRO-DPMNE. Do ta studiojmë këtë çështje, do të shohim udhëzimet dhe cilat janë indikacionet e prokurorisë më të lartë", tha kreu i Prokurorisë publike NKOK.

Në rastin e kontratës për qiradhënien e Lotarisë shtetërore u theksua se janë ngritur disa lëndë dhe po punohet pas ngritjes së aktakuzës nga Ministria e Punëve të Brendshme. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR