• e enjte, 26 dhjetor 2024

Klisarova për MIA-n: Klinika e Onkologjisë funksionon normalisht, vijojnë ekzaminimet e rregullta

Klisarova për MIA-n: Klinika e Onkologjisë funksionon normalisht,  vijojnë ekzaminimet e rregullta

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Klinika Universitare për Onkologji dhe Radioterapi funksionon normalisht. Për momentin vijojnë ekzaminimet e rregullta, jepet terapia e vazhdueshme dhe trajtimet e pacientëve, informon për MIA-n drejtoresha e Klinikës Violeta Klisarova.

Për pjesën tjetër të informacioneve lidhur me bastisjet te personat që dyshohen se janë të lidhur me rastin Onkologjia, Klisarova iu referua institucioneve kompetente të cilat i udhëheqin këto procese.

Prej mëngjesit të sotëm po kryhen bastisje te personat  për të cilët ekziston dyshimi se janë të lidhur me rastin Onkologjia. Bastisjet janë me urdhër të prokurorit publik, ndërsa më shumë detaje, institucionet kompetente paralajmërojnë gjatë ditës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR