• e diel, 30 qershor 2024

Kiev: Forcat ruse po përpiqen të kryejnë ofensivë në rajonin Harkov

Kiev: Forcat ruse po përpiqen të kryejnë ofensivë në rajonin Harkov

Kiev/Moskë, 11 maj 2024 (MIA) - Të paktën tre persona kanë vdekur, ndërsa shtatë janë plagosur në sulmin ukrainas në një depo për naftë në qytetin Rovenka në rajonin Lugansk, deklaroi ministrja e Shëndetësisë e atij rajoni, Natalia Pashçenko.

"Nga granatimi, zjarri ka përfshirë depon për naftë, ndërsa janë dëmtuar edhe shtëpi në rrethinë", kumtuan autoritetet lokale.

Në terren janë dërguar zjarrfikës të cilët po përpiqen të parandalojë zjarrin të përhapet në ndërtesat banuese.

Edhe tetë persona janë plagosur një sulm ukrainas në Belgorod. Forcat ruse të mbrojtjes ajrore kanë rrezuar disa objektiva në afërsi të Belgorodit, ndërsa sipas informacioneve fillestare, tetë civilë u plagosën", deklaroi kreu i zonës, Vjaçeslav Gladkov.

Ndërkohë vazhdojn luftimet intensive përgjatë vijës së frontit, veçanërisht në rajonin Harkov. Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës kumtoi se forcat ruse po përpiqen të kryejnë aksione sulmuese dhe të veprojnë më thellë në territorin e Ukrainës, pranë Harkovit.

Shtohet se forcat mbrojtëse ukrainase po veprojnë në linja të përgatitura mbrojtëse.

Për shkak të sulmeve ruse, janë evakuuar banorët e qytetit kufitar ukrainas Vovçansk në afërsi të Harkovit.

Oficeri kryesor i trupave ukrainase në Vovçansk, Oleksej Harkovski, kumtoi se forcat ruse për 24 orë kanë gjuajtur disa qindra granata artilerie dhe dhjetëra bomba. Harkovski theksoi se ushtarët rusë ende nuk kanë hyrë në Vovçansk. ls/ 

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR