KIEL Maqedoni filloi me punë në fabrikën e dytë në Tetovë
- Kompania KIEL Maqedoni me një ceremoni shënoi fillimin me punë të fabrikës së dytë të re prodhuese në Zonën Zhvillimore Teknologjike-Industriale në Tetovë. Është një fabrikë prej 7500 metra katrorë, e dyta me radhë në KIEL Maqedoni pas fabrikës së parë të ndërtuar në vitin 2017 në afërsi të fshatit Erebino afër Zhelinës në Tetovë.
- Post By Fami Bajrami
- 18:19, 19 qershor, 2024
Tetovë, 19 qershor 2024 (MIA) - Kompania KIEL Maqedoni me një ceremoni shënoi fillimin me punë të fabrikës së dytë të re prodhuese në Zonën Zhvillimore Teknologjike-Industriale në Tetovë. Është një fabrikë prej 7500 metra katrorë, e dyta me radhë në KIEL Maqedoni pas fabrikës së parë të ndërtuar në vitin 2017 në afërsi të fshatit Erebino afër Zhelinës në Tetovë.
Në këtë ceremoni fjalim kishte dhe mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Hristijan Mickoski i cili tha se është kënaqësi e madhe që ka mundësinë për të marrë pjesë në fillimin e një historie të re rreth investimit të kompanisë KIEL.
Mickoski, në deklaratën për media madje paralajmëroi investim prej 450 milionë euro.
Ndryshe, në solemnitet ka folur dhe Antje Vandelt, drejtor i AHK, Odës Ekonomike gjermane në Maqedoninë e Veriut, Aki Etemi, kryetar i bordit të drejtorëve të grupacionit investues NORMAK, Jurgen Mil, drejtor ekzekutiv i KIEL Grup, si dhe Kristian Shrandt, drejtor i përgjithshëm KIEL Maqedoni. rq/
Foto: MIA