• e martë, 24 dhjetor 2024

KE-ja dënoi sulmin rus ndaj ndërtesës në Kiev ku gjendet edhe Ambasada e Maqedonisë së Veriut

KE-ja dënoi sulmin rus ndaj ndërtesës në Kiev ku gjendet edhe Ambasada e Maqedonisë së Veriut

Bruksel, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Komisioni Evropian dënoi sulmin e sotëm rus me raketa ndaj ndërtesës në Kiev ku janë vendosur gjashtë përfaqësi të huaja diplomatike, ndër të cilat edhe Ambasada e Maqedonisë në Ukrainë.

"Ky sulm edhe njëherë tregon se natyra kriminale e (presidenti rus Vladimir Putin) paraqet rrezik për Ukrainën, për BE-në dhe për sigurinë tonë të përgjithshme", tha zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Anita Hiper.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, e pyetur nëse KE-ja ka për qëllim të bëjë protestë diplomatike ndaj Rusisë, duke e marrë parasysh se mes përfaqësive diplomatike në ndërtesën e qëlluar ka edhe ambasada të vendeve anëtare të BE-së, Hiper shkurt u përgjigj se Komisioni "do ta vlerësojë situatën dhe do të reagojë".

Paraprakisht, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë informon se gjatë sulmit nuk ka pasur të lënduar në mesin e personelit tonë diplomatik, por është shkaktuar dëm material në Ambasadë.

"Nga ana e Shërbimeve kompetente kanë bërë kontroll fillestar të dëmeve në vend dhe tashmë janë duke punuar në riparimin e tyre", njofton Ministria. sa/

Foto: skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR