• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB-ja ka ngritur hetim për punëtorin e vrarë humanitar në Rripin e Gazës

KB-ja ka ngritur hetim për punëtorin e vrarë humanitar në Rripin e Gazës

Nju-Jork, 15 maj 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara kanë ngritur hetim për sulmin ndaj automjetit të KB-së, që ka ndodhur të hënën në qytetin Rafah në Gazën Jugore, ku është vrarë një pjesëtar i personelit ndërkombëtar, deklaroi zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh.

Nëpunësi i vrarë, oficer i pensionuar i armatës indiane, Vaxhibhav Anil Kale, ka punuar në repartin për siguri të KB-së dhe ka qenë në rrugë për në Spitalin evropian në Rafah me një kolegë kur ka ndodhur sulmi.

Në sulmin u lëndua edhe kolegu i Kales. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR