• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kameron: Mbretëria e Bashkuar vazhdon ta mbështesë Ukrainën dhe OSBE-në

Kameron: Mbretëria e Bashkuar vazhdon ta mbështesë Ukrainën dhe OSBE-në

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Mbretëria e Bashkuara vazhdon ta mbështesë Ukrainën dhe OSBE-në, porositi shefi i diplomacisë britanike Dejvid Kameron para ministrave të punëve të jashtme në Shkup para fillimit të Samitit të 30-të Ministror të OSBE-së.

"Sekretari i Punëve të Jashtme, në takimin e ministrave të punëve të jashtme në Shkup, para Këshillit Ministror të OSBE-së, tha se Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë me Ukrainën aq sa është e nevojshme dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje morale, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake", informojnë nga delegacioni britanik në OSBE.

Kameron, gjithashtu, ka thënë se Rusia është përgjegjëse për konfliktin dhe se veprimet e tyre janë të pambrojtura dhe i kanë shkelur të gjitha dhjetë parimet e Aktit Përfundimtar të Helsinkit, mbi të cilin bazohen marrëdhëniet mes shteteve.

"Ministri britanik i Punëve të Jashtme, e përfundoi vërejtjen e tij duke porositur se Britania është e qartë në mbështetjen për OSBE-në dhe ju bëri thirrje të gjithë ministrave të Punëve të Jashtme që ta mbështesin organizatën dhe ta sigurojnë të ardhmen e saj, duke e përshëndetur marrjen e funksionit të kryesueses Maltës në vitin 2024", theksojnë nga delegacioni britanik në OSBE.

Kemeron dje mori pjesë në darkën joformale të ministrave të punëve të jashtme në Shkup, përderisa në Samitin Ministrot të OSBE-së sot merr pjesë ministri britanik i Forcave të Armatosura, Xhejms Hilli. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR