• e premte, 08 nëntor 2024

Kabineti i Gashit mohon përfshirjen e pjesëtarëve të sigurimit të tij personal në incidentin në aeroportin e Shkupit

Kabineti i Gashit mohon përfshirjen e pjesëtarëve të sigurimit të tij personal në incidentin në aeroportin e Shkupit

Shkup,1 gusht 2024 (MIA)- Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mohon përfshirjen e pjesëtarëve të sigurimit të tij personal në incidentin e sotëm në aeroportin e Shkupit, siç raportojnë media të caktuara. 

Ndryshe nga këto raportime, thuhet në demant, anëtarët e ekipit të sigurimit të kryeparlamentarit Gashi kanë qenë të pranishëm aty vetëm për ta qetësuar situatën e krijuar nga një keqkuptim mes sigurimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit. 

“Personeli i sigurimit të kryeparlamentarit Gashi të cilët janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe për t'i udhëzuar kolegët e tyre për procedurat e sigurisë gjatë vizitës së personave VIP. Me këtë rast theksojmë se çdo raportim që e sugjeron të kundërtën është tendencioz. Pas kësaj u bëjmë thirrje edhe mediave që kanë raportuar për këtë ngjarje, që ta verifikojnë informacionin e tyre para se të publikojnë pretendime të tilla dhe të veprojnë me përgjegjësi profesionale dhe etike”, thuhet në demantin e kabinetit të Gashit.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR