• e shtunë, 23 nëntor 2024

Këtë fundjavë mbi 100.000 udhëtarë realizuan hyrje dhe dalje nga VK Tabanoc

Këtë fundjavë mbi 100.000 udhëtarë realizuan hyrje dhe dalje nga VK Tabanoc

Kumanovë, 19 gusht 2024 (MIA) - Gjatë fundjavës së kaluar në vendkalimin kufitar Tabanoc në shtet kanë hyrë dhe dalë mbi 102.000 udhëtarë, kumtuan sot nga MPB. Gjatë periudhës së verës është rritur frekuentimi i vendkalimit edhe ashtu më të frekuentuar në shtet.

"Më 17 gusht (e shtunë) hyrje/dalje realizuan 57.579 udhëtarë, ndërsa automjete rreth 15-20.000, prëderisa më 18 gusht (e diel) hyrje/dalje kanë realizuar 44.721 udhëtarë, ndërsa automjete rreth 14.000, pa u marrë parasysh automjetet motorizuese. Sot, nga mesnata deri në orën 09:00 hyrje realizuan 1.953, ndërsa dalje realizuan 1.947 udhëtarë apo gjithsej 3.900 udhëtarë", informojnë nga MPB.

Gjatë ditëve të punës vendkalimin kufitar e kalojnë rreth 6.500 deri 7.000 automjete, përderisa për fundjavë numri rritet.

"Në funksion janë vendosur të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike, me qëllim të mundësimit të qarkullimit më të shpejtë të udhëtarëve me ruajtjen e kontrolleve të përgjithshme të sigurisë", shtojnë nga policia. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR