• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli i Sigurisë: Situata e sigurisë është stabile dhe nuk ka të dhëna për rrezikim të mundshëm të saj

Këshilli i Sigurisë: Situata e sigurisë është stabile dhe nuk ka të dhëna për rrezikim të mundshëm të saj

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Situata e sigurisë në shtet është stabile dhe nuk ka indokacione për rrezik të mundshëm të saj, është konkluzioni i seancës së sotme të 19-të të Këshillit të Sigurisë, ku u diskutua për situatën e sigurisë në vend dhe në rajonin euroatlantik.

Përfaqësuesit kompetent të institucioneve, siç citohet në kumtesën e Kabinetit të presidentit, informuan për çështjet aktuale të sigurisë lidhur me vendin dhe rajonin më të gjerë, duke e përfshirë edhe agresionin rus ndaj Ukrainës, ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe gjendjen në veri të Republikës së Kosovës.

null

"Si anëtare e NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut është në koordinim të rregullt me Aleancën dhe aleatët lidhur me aktivitetet të cilat ndërmerren për përforcimin e sigurisë në hapësirën euroatlantike", thuhet në kumtesë.

Në seancën e KS-së u konstatua nevoja e institucioneve kompetente të vazhdojnë t'i ndjekin gjendjet dhe të përgatisin skenarë të mundshëm sipas zhvillimit të ngjarjeve, me qëllim të ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në kohë nga kompetenca e tyre.

null

Në seancë përveç kreut të shtetit Stevo Pendarovski, morën pjesë ehde drejtorët e Agjencisë për Sioguri Kombëtare dhe Agjencisë për Inteligjencë, Zarko Milloshevski dhe Erold Musliu, informuan nga kabineti i presidentit.

Organin tetë anëtarësh e përbëjnë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministrat e Punëve të Brendshme, Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme Oliver Spasovski, Sllavjanka Petrovska dhe Bujar Osmani, Nenad Markoviq, profesor në Fakultetin Juridik "Justiniani I" në Universitetin "Shën Cirili e Metodi", Trajan Gocevski, ish ministër i Mbrojtjes dhe profesor universitar si dhe Veton Latifi, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR