• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli Gjyqësor mbajti debat publik për kërkesën për përcaktimin e përgjegjësisë ndaj gjyqtarit Lazar Nanev

Këshilli Gjyqësor mbajti debat publik për kërkesën për përcaktimin e përgjegjësisë ndaj gjyqtarit Lazar Nanev

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor sot mbajti debat pas kërkesës së Vesna Damevës për përcaktimin e përgjegjësisë ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore të Kavadarit, Lazar Nanev. Debati ishte i hapur për publikun, me kërkesë të gjyqtarit dhe me vendim të Këshillit.

Ky është debati i dytë publik për përcaktimin e përgjegjësisë ndaj gjyqtarit Nanev, pasi javën e kaluar Këshilli Gjyqësor diskutoi me kërkesë të gjyqtares Antoaneta Dimovska.

Kryetarja e Komisionit të Raportuesve, Loreta Georgieva, tha se pas marrjes së vendimit, Komisioni do ta njoftojë me shkrim gjyqtarin.

Dorëzuesja e kërkesës, Vesna Dameva, tha se ajo është dorëzuar vitin e kaluar, për shkak të disa rrethanave – veprimeve dhe sjelljeve në dy njoftime të veçanta me shkrim të dorëzuara deri te Këshilli Gjyqësor dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, në të cilat Nanev “në mënyrë të pahijshme dhe të padenjë” me qëllim për ta nënçmuar dhe poshtëruar "ka bërë akuza për veprimin tim të supozuar të paligjshme".

"Ai ka bërë kritika të rënda për punën, gjegjësisht veprimet e një anëtari tjetër të Këshillit Gjyqësor, i cili për një periudhë të caktuar ka qenë koordinator për monitorimin e punës së Gjykatës Themelore të Kavadarit. Ai u përpoq të vendoste censurë dhe të pengonte vendimmarrjen e lirë në Këshillin Gjyqësor, në një mënyrë dhe me qëllim që të ndikojë në veprimet dhe vendimmarrjen e anëtarëve të caktuar të Këshillit, se si ata duhet të përmbahen nga e drejta e tyre për të shprehur lirisht mendimin në diskutimet e ardhshme dhe të votojë lirisht në procedurat në të cilat do të vendoset për këtë gjyqtar, nëse mendimi apo qëndrimi personal i anëtarit të Këshillit nuk është në favor të gjyqtarit Nanev", tha Dameva.

Me këtë, sipas Damevës, gjyqtari Lazar Nanev, i cili në atë kohë ishte edhe kryetar i Gjykatës në Kavadar, e dëmtoi reputacionin e Gjykatës Themelore në Kavadar dhe reputacionin e detyrës që mban.

"Mënyra e të shprehurit është poshtëruese. Fjalori i përdorur dhe madje keqdashja e adresës që përmban shkresa. Kjo është veçanërisht e habitshme sepse ai e dinte dhe ishte i detyruar të dinte se nëse konsideronte se i janë shkelur të drejtat në çfarëdo mënyre, të njëjtën gjë ka mundur ta bëjë në procedurë të duhur dhe në mënyrë konform ligjit", tha Dameva.

Me veprimet e përmendura, sipas Damevës, gjyqtari Nanev ka bërë një shkelje më të rëndë disiplinore për të cilën është iniciuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë për gjyqtarin, e kjo është “formë më e rëndë e keqsjelljes që dëmton reputacionin e gjykatës dhe të funksionit gjyqësor".

Në mbrojtjen e sotme para komisionit në Këshillin Gjyqësor, gjyqtari Nanev tha se parashtruesja  Dameva në mënyrë tejet të pacivilizuar me “manipulime nga pozita e forcës” dhe “keqpërdorim dhe shfrytëzim të qartë të së drejtës që ka si anëtare dhe kryetare e Këshillit Gjyqësor” padurimi dhe urrejtja e saj personale ndaj tij, e gjitha me synimin, siç tha ai, “diskreditimin e tij personal gjatë konkurseve dhe përpjekjeve për promovimin tim”.

"Duke mos duruar gjyqtarë të suksesshëm dhe të avancuar, por duke përdorur manipulime të afta, ajo manipulon për disa pakujdesi, paligjshmëri, dëmtim të ndonjë reputacion, pa e ditur se Gjykata e Lartë e Kavadarit është gjykata më e suksesshme në përgjithësi në vend, e cila me respektin, kolegjialitetin dhe dinjitetin e saj është ngritur në një gjykatë të njohur botërore, ndërsa urrejtja dhe zemërimi i saj janë se përpiqet ta përkthejë dhe ta përdorë për nënçmimin dhe fyerjen time të gjithçkaje që kam bërë deri më tani", tha Nanev.

Ajo nuk mundet, theksoi Nanev, të përballet me suksesin e saj personal si gjyqtare dhe CV-në e saj prej 30 faqesh.

"Faktin që kam qenë gjyqtari i parë në rezultate, me pikë dhe kualifikime të paarritshme, ajo nuk e përmend", tha Nanev.

Këshilli Gjyqësor javën e kaluar mbajti një debat publik edhe në lidhje me një procedurë të nisur pas kërkesave të parashtruara për përgjegjësi të gjyqtarit Nanev, por ai atëherë nuk mori pjesë në të, ndonëse kërkoi nga Këshilli Gjyqësor që të jetë publike, në mënyrë që ai të mund publikisht të prononcohet për akuzat. Këshilli më pas mbajti një seancë publike pa praninë e tij.

Parashtruesi i kërkesës, gjyqtarja Antoaneta Dimovska, tha se Lazar Nanev me dashje ose pa dashje ka bërë gabim të madh profesional dhe si gjykatës ka pranuar rastin kundër të pandehurit me të cilin ka komunikuar përmes telefonit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR