• e enjte, 26 dhjetor 2024

Jonuzi për MIA-n: Të punësuar në burgun "Idrizovë" përfunduan në Toksikologji pas zjarrit në repartin e femrave, gjendja e tyre është stabile

Jonuzi për MIA-n: Të punësuar në burgun

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Katër të punësuar në burgun "Idrizovë" janë dërguar në Klinikën Universitare të Toksikologjisë si pasojë e zjarrit i cili shpërtheu dje në repartin e femrave të burgut, konfirmoi për MIA-n zëvendësdrejtori i burgut Femi Jonuzi.

Jonuzi për MIA-n thotë se sipas informacioneve të cilat i ka, zjarri ishte shkaktuar nga të burgosura të cilat kishin djegur çarçafë dhe dyshekë. Gjendja shëndetësore e katër të punësuarve, siç deklaroi, është stabile. 

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n konfirmuan se dje ka pasur zjarr në burg.

"Më datë 21.05.2024 në ora 19:55 në SPB Shkup nga Institucioni Ndëshkues - Përmirësues Burgu Idrizovë është raportuar se në njërën nga dhomat në pjesën e mbyllur të repartit të femrave ka shpërthyer zjarr. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit. Është kryer kontroll", thonë nga MPB. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR