• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janevska: Nga viti i ardhshëm kuotat e fakulteteve do të përcaktohen sipas analizës së tregut të punës, disa do të reduktohen

Janevska: Nga viti i ardhshëm kuotat e fakulteteve do të përcaktohen  sipas analizës së tregut të punës, disa do të reduktohen

 Shkup, 20 korrik 2024 (MIA) - Nga viti i ardhshëm kuotat e institucioneve të arsimit të lartë do të përcaktohen në bazë të analizës së tregut të punës dhe të dhënave të Agjencisë për Punësim, thekson ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në emisioni "Stadion" në Kanal 77, transmeton Ministria e Arsimit dhe Shkencës. 

Siç theksohet në njoftim, ministrja theksoi se këtë vit nuk ka pasur kohë për të ndërhyrë në konkurs, sepse ai ishte përgatitur nga udhëhqësia e  mëparshme, ndërsa për shkak të afatit të shkurtër, Qeveria e re duhej ta miratonte. 

  Sipas Janevskës, vendit nuk i duhen aq shumë juristë, kundrejt mësimdhënëse të matematikës, fizikës dhe kimisë.

 Nga MASH-i shtojnë se ministrja po mendon për vendosjen e provimeve pranuese në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, por kjo do të diskutohet më tej.

Janevska u përqeëndrua edhe për buxhetin për shkencë, të cilin Qeveria ka pasur për qëllim ta rrisë nga 0,3 për qind e tanishme të bruto produktit vendor në 1 për qind. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR