• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Janevska: Kujdesi për shëndetin e femrës është i rëndësishëm dhe nuk duhet të jetë temë tabu

Janevska: Kujdesi për shëndetin e femrës është i rëndësishëm dhe nuk duhet të jetë temë tabu

3 dhjetor 2024

Shëndeti i gruas dhe thyerja e stigmave dhe paragjykimeve lidhur me të janë tema aktuale në çdo shoqëri, veçanërisht në shoqërinë tonë e cila angazhohet për zhvillimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët. Prandaj e mbështes këtë fushatë kombëtare e cila ka për qëllim të kuptojë se sa i ndjeshëm është shëndeti menstrual për mirëqenien e përgjithshme të femrave, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në debatin me titull "Është dita ime e dytë",me të cilin fillon fushata kombëtare "Dhoma publike" e cila synon përmirësimin e shëndetit të femrave

Ministrja theksoi se kjo çështje ka të bëjë drejtpërdrejt me gjysmën e popullsisë dhe në mënyrë indirekte për të gjithë ,edhe pse këto breza të vajzave dhe femrave të reja dinë shumë më tepër për shëndetin e tyre sesa gjeneratat e mëparshme, ende ka paragjykime në shoqëri.

"Është e rëndësishme të flasim për shëndetin e femrave,për të ngritur ndërgjegjën shoqërore dhe për t'i dhënë kuptim temës. Nuk guxojmë të bëjmë kompromise me shëndetin e femrës, sepse kjo i lejon të marrin pjesë plotësisht në të gjitha segmentet e shoqërisë: të arsimohen, të punojnë, të marrin vendime, të jenë udhëheqëse, të udhëheqin vendin. Të bëhen nëna, të bëhen shtyllë në familje", theksoi Janevska

Si femër dhe si mjeke mund të them se nuk ka asgjë të turpshme në një manifestim që ka të bëjë me shëndetin e femrës, përfshirë ciklin menstrual, theksoi ministrja, duke shtuar se si ministre ajo angazhohet për politika arsimore që kujdesen për shëndetin e femrave .

"Një nga parimet mbi bazën e të cilit zhvillohet arsimi fillor dhe arsimi mesëm është kujdesi për shëndetin riprodhues dhe seksual, kjo është e rregulluar me ndryshimet në Ligjin për Arsimin Fillor dhe me Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm. Edukimi ka rol kryesor në krijimin e mundësive për transformimin e modeleve të sjelljes së dëmshme. Sipas rregullores, shkolla kujdeset për shëndetin seksual dhe riprodhues të nxënësve duke siguruar informacione të bazuara në njohuritë shkencore,për të drejtat e njeriut, mundësitë e barabarta dhe promovimin e respektimit të diversitetit”, tha Janevska.

Edukimi i nxënësve për shëndetin seksual dhe riprodhues do të vazhdojë si më parë në klasën e nëntë në arsimin fillor dhe në atë të mesëm.

Ka kompani të cilat tregojnë përgjegjësi sociale në luftën kundër varfërisë menstruale, si rezultat i të cilave janë ngritur 200 dispansere në universitetet shtetërore, për vata higjienike, ndërsa ministrja Janevska inkurajoi kompanitë e tjera që të bashkohen në mbështetjen e shëndetit të femrave.

Ajo kërkoi nga të gjithë, që brenda kufijve të mundësive dhe detyrave të tyre, të veprojnë në mbrojtjen e saj, sepse çështja e shëndetit të femrës nuk njeh përkatësi etnike dhe shoqërore, dhe nuk ka prapavijë fetare apo kulturore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR