Misajllovski në takimin ministror të SHBA-Kartës së Adriatikut në Tiranë
- Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot do të marrë pjesë në takimin ministror të SHBA-Kartës së Adriatikut, i njohur më mirë si grupi A5, i cili po mbahet në Tiranë, Shqipëri.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:49, 4 dhjetor, 2024
Shkup, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot do të marrë pjesë në takimin ministror të SHBA-Kartës së Adriatikut, i njohur më mirë si grupi A5, i cili po mbahet në Tiranë, Shqipëri.
Gjatë takimit ministror, Misajllovski do të mbajë falime në të dyja sesionet e punës kushtuar mjedisit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë në rajon, politikës së dyerve të hapura të A5, si dhe të ardhmes së këtij mekanizmi të suksesshëm të bashkëpunimit rajonal.
Misajllovski në Tiranë, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes, do të realizojë disa takime dypalëshe, ndër të cilat do të takohet edhe me ndihmëssekretaren amerikane të Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Selest Valander.
Drejtuesit e delegacioneve të vendeve - anëtare të A5 gjatë takimit ministror do të nënshkruajnë edhe deklaratë të përbashkët.
Foto: arkivi i MIA-s