• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Panair për punësim në organizim të Odës ekonomike

Panair për punësim në organizim të Odës ekonomike

Shkup, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut organizon panair për punësim, ku kompanitë drejtpërdrejtë do të bisedojnë dhe intervistojnë të papunët dhe nëse i plotësojnë kushtet e tyre, mund t'i punësojnë ose t'i përfshijnë në planet e tyre për punësim.

“Aktiviteti zhvillohet në drejtim të amortizimit të një prej problemeve më të mëdha me të cilat përballen kompanitë, sigurimin e fuqisë punëtore përmes angazhimit të punëtorëve nga tregu vendas i punës – me fokus kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe komunitetet pakicë”, theksojnë nga Oda ekonomike.

Është paralajmëruar që panairin ta hapin Antoni Peshev, drejtor ekzekutiv i Odës ekonomike dhe Xheri Dajbël, përfaqësues i Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut.

"Mungesa e fuqisë punëtore është një problem serioz me të cilin përballet ekonomia në vendin tonë, ndërsa problemi është edhe më i madh, sepse importimi i fuqisë punëtore nga vendet e treta nuk jep rezultatet e pritura", thonë nga Oda ekonomike.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR