Izraeli thotë se "mund ta kthejë Libanin në epokën e gurit", por nuk dëshiron luftë me Hezbollahun
- - Ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin amerikan Uashington, paralajmëroi se armata izraelite është e aftë "ta kthejë Libanin prapa në epokën e gurit" në luftë eventuale me grupin libanez shiit Hezbollah.
- Post By Fitore Curri
- 09:02, 27 qershor, 2024
Jerusalem, 26 qershor 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin amerikan Uashington, paralajmëroi se armata izraelite është e aftë "ta kthejë Libanin prapa në epokën e gurit" në luftë eventuale me grupin libanez shiit Hezbollah.
Megjithatë, ai në mënyrë eksplicite theksoi se qeveria e tij preferon zgjidhje diplomatike të tensioneve në kufirin izraelit - libanez.
Galant, gjithashtu, u tha gazetarëve se ka biseduar me përfaqësues të lartë amerikanë për draft-propozimin e "pasluftës" për atë se si të menaxhohet me Rripin e Gazës pas përfundimit të konfliktit izraelit me grupin palestinez Hamas që e kontrollon enklavën.
Sipas opsionit të shqyrtuar, menaxhimi me territorin bregdetar do të përfshinte palestinezë lokalë, partnerë rajonalë dhe SHBA, por kjo do të ishte "proces i gjatë dhe i komplikuar", sqaroi ministri izraelit i Mbrojtjes. fc/
Fotografia: EPA