Izet Mexhiti takim me qytetarë dhe tregtarë nga Çairi
- Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti dhe njëherësh bartës i Listës për deputetë nga koalicioni VLEN në Njësinë e parë zgjedhore, sot takoi qytetarë dhe tregtarë nga Komuna e Çairit prej ku u diskutua mbi aktivitetet e përditshme të qytetarëve, problematikat të cilat tangojnë dhe mbështetjen e tyre e parezervë ndaj Lëvizjes Demokratike dhe VLEN.
- Post By Fami Bajrami
- 19:16, 15 prill, 2024
Shkup, 15 prill 2024 (MIA)- Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti dhe njëherësh bartës i Listës për deputetë nga koalicioni VLEN në Njësinë e parë zgjedhore, sot takoi qytetarë dhe tregtarë nga Komuna e Çairit prej ku u diskutua mbi aktivitetet e përditshme të qytetarëve, problematikat të cilat tangojnë dhe mbështetjen e tyre e parezervë ndaj Lëvizjes Demokratike dhe VLEN.
Po ashtu nga tregtarët e Bit Pazarit u pa një entuziazëm i madh megjithatë me kritika mbi rritjen e çmimeve dhe rënien e shitjes së mallit të tyre, gjë e cila dukshëm ka ndikuar në prekjen e ekonomisë së vendit.