ISHP: Qytetarët të mos e pinë ujin menjëherë pas lëshimit të tij në rrjetin e ujësjellësit
- Pasi Instituti për Shëndet Publik paraprakisht dha udhëzime për përgatitje për qytetarët, punonjësit shëndetësorë dhe objektet hotelierike në kuadër të ndërprerjes aktuale të ujit, sot përmes një komtese jep rekomandime për qytetarët pas uji të lëshohet në rrjetin e ujësjellësit.
Shkup, 21 dhjetor 2024 (MIA) - Pasi Instituti për Shëndet Publik paraprakisht dha udhëzime për përgatitje për qytetarët, punonjësit shëndetësorë dhe objektet hotelierike në kuadër të ndërprerjes aktuale të ujit, sot përmes një komtese jep rekomandime për qytetarët pas uji të lëshohet në rrjetin e ujësjellësit.
"Duke pasur parasysh se është paralajmëruar ndërprerja e furnizimit me ujë, popullata duhet të jetë e vetëdijshme dhe e informuar se rreziqet për shëndetin e popullatës mund të ndodhin jo vetëm gjatë mungesës së ujit, por edhe të rriten pas lëshimit të ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit, pra pas heqjes së defektit", qëndron në kumtesën e ISHP-së.
Prandaj, si masa parandaluese shëndetësore-publike dhe masa kujdesi Instituti për Shëndet Publik rekomandon:
- Qytetarët nuk duhet ta pinë ujin menjëherë pasi ai lëshohet në rrjetin e ujësjellësit, sepse koha e kontaktit të klorit të mbetur dhe ujit në rrjet (koha e nevojshme që klori i mbetur të fillojë të veprojë në mikrobiomën e pranishme në ujë ), në kushtet e temperaturave më të ulëta të ambientit, mund të zgjasë deri në 1 orë;
- Mund të pritet uji i pijshëm pas lëshimit në rrjetin e ujësjellësit të ndryshojë ngjyrën, të marrë një erë të pazakontë, të ketë turbullirë të dukshme ose mundësisht trupa të huaj (kokrra të vogla rëre ose insekte etj.). Në një rast të tillë, përsëri rekomandohet të mos pihet deri në stabilizimin e atyre vetive organoleptike (ngjyra, aroma, shija, turbullira);
- Menjëherë pas mbërritjes së ujit në tubacionet e ujit nëpër shtëpi, duhet të lëshoh TË GJITHA rubinetat në shtëpi për disa minuta, më pas të kontrollohet nëse vetitë organoleptike janë në rregull dhe më pas të pihet ;
- Pas një rrjedhjeje të mirë të ujit, është e nevojshme të pastroni më shpesh dhe mirë rrjetat e çezmave (në një pastrues banjoje ose uthull të bardhë); - Si masë shtesë e kujdesit, rekomandohet që nëse qytetarët megjithatë vendosin ta pinë ujin menjëherë, të zihet shumë shkurt (1-2 minuta), pastaj të ftohet dhe konsumohet;
- Qytetarët duhet të kenë parasysh se uji i zier humbet shijen e këndshme. Mund të përmirësohet nëse uji përzihet nga një gotë në tjetrën disa herë, në mënyrë që të lidhet më shumë oksigjen nga ajri (një proces i quajtur ajrim);
- Është mirë që gjatë orëve të para pas lëshimit të ujit në rrjetin e ujësjellësit, qytetarët të vazhdojnë të konsumojnë ujë të ambalazhuar, deri në marrjen e njoftimit nga ndërmarrja publike se uji është i rregullt dhe i sigurt për konsum;
- Për sa i përket ujit për larje, rekomandojmë që pasi uji të lëshohet në rrjetin e ujësjellësit, të rritet temperatura e ujit në kaldaja (në kuzhinë, banjë etj.), për të parandaluar më tej shkatërrimin termik të bakteret nëse potencialisht kanë hyrë në rrjetin e ujësjellësit;
- Është më së miri që temperatura e ujit të nxehtë në çezma të jetë mbi 55 0C, megjithatë duhet kujdes për të shmangur djegiet, veçanërisht për fëmijët e vegjël ose të moshuarit. MË E RËNDËSISHME nga të gjitha është respektimi i rekomandimeve të publikuara nga Instituti për Shëndet Publik dhe institucione të tjera përkatëse të përfshira në proces, të publikuara në ueb faqet e tyre ose nëpërmjet mjeteve dhe platformave të tjera të informacionit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s