Pashinjan: Procesi i negociatave ka qenë gjithmonë për kthimin e Nagorno-Karabahut në Azerbajxhan
- Negociatat për zgjidhjen e konfliktit në Nagorno-Karabah që nga fillimi i tij në vitin 1994 kanë të bëjnë me kthimin e Nagorno-Karabahut nën kontrollin e Azerbajxhanit, tha kryeministri armen, Nikol Pashinjan, transmetuan mediat armene.
Jerevan, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Negociatat për zgjidhjen e konfliktit në Nagorno-Karabah që nga fillimi i tij në vitin 1994 kanë të bëjnë me kthimin e Nagorno-Karabahut nën kontrollin e Azerbajxhanit, tha kryeministri armen, Nikol Pashinjan, transmetuan mediat armene.
"Që nga viti 1994, përkatësisht pas armëpushimit, procesi i negociatave që në fillim ishte për kthimin e Nagorno Karabahut nën kontrollin e Azerbajxhanit. Procesi i negociatave nuk ka pasur qëllim tjetër", tha ai në rrjetet sociale.
“Informacionet për negociatat me një kuptim tjetër u futën në Armeni ekskluzivisht për zgjidhjen e çështjeve të brendshme politike. Në këtë kontekst, bëra një gabim të madh - në vitin 2018, pasi u njoha me përmbajtjen e negociatave, nuk e pranova më parë të theksuarën (nacionalizmi im i njohur nuk ma lejoi këtë) dhe për këtë arsye nuk ia shpjegova të gjithë këtë popullit", shtoi Pashinjan. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s