Urime nga presidentja Siljanovska Davkova deri te besimtarët që i festojnë Krishtlindjet katolike sipas Kalendarit Gregorian
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova me rastin e festës së madhe krishtere - Krishtlindjet - ka dërguar urim deri te Kiro Stojanov, ipeshkvi i Shkupit dhe eparku i Strumicës-Shkupit, me rastin e Krishtlindjeve sipas Kalendarit Gregorian.
Shkup, 14 dhjetor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova me rastin e festës së madhe krishtere - Krishtlindjet - ka dërguar urim deri te Kiro Stojanov, ipeshkvi i Shkupit dhe eparku i Strumicës-Shkupit, me rastin e Krishtlindjeve sipas Kalendarit Gregorian.
"Më paraqet kënaqësi të veçantë që të gjithë besimtarëve që i festojnë Krishtlindjet sipas Kalendarit Gregorian, t'ua urojë ditën e Krishtlindjeve. Sinqerisht dëshiroj që dita më e ndritur të sjellë paqe, dashuri dhe gëzim në zemrat tuaja dhe të mbjellë besim dhe shpresë për një të ardhme më humane. Krishtlindjet janë simbol i rilindjes, jetesës më të mirë të re. Na përkujton në dashuri pa kushte, dhurim dhe unitet dhe na jep fuqi shpirtërore dhe qetësi", shkruan presidetja në urim. mb/
Foto: MIA