• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjatë fundjavës janë ngritur 65 metra kub mbeturina

Gjatë fundjavës janë ngritur 65 metra kub mbeturina

Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup realizuan aktivitete për largimin e përafërsisht  65 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në komunat Çair, Gazi Babë dhe Kisella Vodë të Shkupit.

"Sërish është intervenuar në bulevardin Nikolla Karev (Rruga e Plastikave), ku janë ngritur 20 metra kub mbetje komunale kryesisht të përziera të hedhura në sipërfaqe publike në këndin me rrugën Maksut Sadik, në afërsi të këndit të lojërave për fëmijë", informojnë nga ndërmarrja publike.

Në komunën Çair janë larguar edhe 15 metra kub mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme në disa lokacione në lagjen Tophanë, si dhe në bulevardin Brigada Maqedono - Kosovare.

Ekipet e Ndërmarrjes gjatë fundjavës ngriten edhe 10 metra kub mbetje të hedhura përgjatë bulevardit Aleksandri i Maqedonisë.

Njëkohësisht, janë pastruar edhe përafërsisht 20 metra kub mbetje të vëllimshme dhe nga paketimet e kartonit të hedhura në sipërfaqe publike në rrugët Dimo Haxhi Dimov dhe Nevena Georgievska - Dunja  në komunën Kisella Vodë të Shkupit. fc/

Fotografia: NP "Higjiena Komunale"

QËNDRONI TË LIDHUR