• e martë, 24 dhjetor 2024

Uji në Shkup i sigurt në aspektin sanitar, monitorim i jashtëzakonshëm pas ndërprerjes së pardjeshme të furnizimit me ujë

Uji në Shkup i sigurt në aspektin sanitar, monitorim i jashtëzakonshëm pas ndërprerjes së pardjeshme të furnizimit me ujë

Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Uji nga sistemi i Qytetit të Shkupit është i sigurt në aspektin sanitar dhe qytetarët mund ta shfrytëzojnë pa ndërprerje, ka treguar monitorimi i jashtëzakonshëm i djeshëm i kryer nga Sektori për kontroll sanitar i NP “Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup” pas ndërprerjes së furnizimit me ujë të shtunën.

Siç informuan nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK), monitorimi ka përfshirë nëntë vende kyçe: Autokomandë, Singeliq, Maxhari, Lisiçe e re, Qendër, Draçevë, Përzhino, Gjorçe Petrov dhe Karposh, ku janë marrë mostrat e ujit të pijshëm dhe janë kryer testime laboratorike fiziko-kimike dhe mikrobiologjike. Krahas matjeve në terren të parametrave rutinë, testimi u krye me metoda standarde dhe kromatografi jonike për analiza fiziko-kimike, si dhe metodë e reaksionit zinxhir polimerazë për analiza mikrobiologjike.

"Sipas rezultateve të marra, të gjitha mostrat fizikisht-kimikisht dhe mikrobiologjikisht Korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, me të cilin konstatuam se uji nga ujësjellësi i qytetit të Shkupit është i sigurt në aspektin sanitar dhe mund të përdoret pa pengesa nga qytetarët", thekson QMK.

Sistemi i ujësjellësit të Shkupit ishte në ndërprerje të shtunën, më 21.12.2024, për shkak të riparimit, rikonstruimit dhe modernizimit të rrjetit të ujësjellësit të qytetit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR