• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ish-kryeministri pakistanez Navaz Sharif ka shpallur fitore në zgjedhjet parlamentare në vend

Ish-kryeministri pakistanez Navaz Sharif ka shpallur fitore në zgjedhjet parlamentare në vend

Islamabad, 9 shkurt 2024 (MIA) - Ish-kryeministri pakistanez Navaz Sharif shpalli fitore në zgjedhjet aktuale parlamentare, duke thënë se partia e tij ka fituar më shumë vota dhe do të bisedojë për formimin e një qeverie koalicioni.

Sharif nuk tha  sa vende parlamentare fitoi partia e tij, ndërsa numërimi i votave në zonat e fundit zgjedhore është ende duke vazhduar.

Shifrat e fundit zyrtare të publikuara nga Komisioni Zgjedhor i Pakistanit tregojnë se Liga Myslimane e Pakistanit fitoi 42 vende, shumë më pak se 133 vendet e nevojshme për të formuar qeverinë e vet.

Sharif tha se deputetët e tij do të takohen me partitë e tjera politike për të biseduar për formimin e koalicionit qeveritar.  qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR