• e mërkurë, 01 prill 2026

Irani kërcënon me sulm ndaj aeroplanmbajtësit amerikan "Abraham Linkoln"

Irani kërcënon me sulm ndaj aeroplanmbajtësit amerikan

 Teheran, 29 mars 2026 (MIA) - Komandanti i Marinës Iraniane, admirali Shahram Irani, deklaroi se aeroplanmbajtësi amerikan "Abraham Linkoln" do të sulmohet sa herë që të vijë brenda rrezes së raketave iraniane.

 "Sapo grupi goditës i aeroplanmbajtësit "Abraham Linkoln" do të hyjë në rrezen tonë të veprimit, do të hakmerremi për gjakun e martirëve të fregatës "Dena" duke qëlluar lloje të ndryshme raketash kundër anijeve, paralajmëroi Irani.

 Fregata "Dena" u fundos nga ShBA-ja më 4 mars, duke rritur më tej tensionet në rajon. Marina iraniane paraprakisht tha se kishte qëlluar tashmë me raketa lundrimi pranë bartësit amerikan. Këto aktivitete ushtarake e ndërlikojnë më tej gjendjen e sigurisë në zonat strategjike, përfshirë Ngushticën e Hormuzit, e cila është thelbësore.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR