• e mërkurë, 08 prill 2026

Irani e hedh posht planin e propozuar për armëpushim

Irani e hedh posht planin e propozuar për armëpushim

Teheran, 6 prill 2026 (MIA) - Irani e ka dorëzuar përgjigjen e vet ndaj propozimit të SHBA-së për ndërprerje të luftës përmes Pakistanit, ku e hedh posht armëpushimin e propozuar të përkohshëm nga ndërmjetësuesit dhe e theksoi nevojën për ndërprerje të përhershme të armiqësive.

Përgjigja e Iranit përbëhet prej dhjetë pikave, duke përfshirë ndërprerje të konflikteve në rajon, protokoll për kalim të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, heqjen e sankisoneve dhe rikonstruimin.

Paraprakisht, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Esmail Begai deklaroi se Irani i ka formuluar pozitat e veta dhe kërkesat si përgjigje të propozimeve për armëpushim.

Ai sqaroi se Irani ka një sërë kërkesash të bazuara në interesat e veta kombëtare, të cilat tanimë janë transmetuar përmes ndërmjetësuesve dhe tha se kërkesat e publikuara nga SHBA-ja, siç është plani prej 15 pikave, janë hedhur posht si tejmasë. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR