• e enjte, 26 dhjetor 2024

Instituti për Shëndet Publik shënon 100 vjetorin e ekzistencës

Instituti për Shëndet Publik shënon 100 vjetorin e ekzistencës

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Instituti për Shëndet Publik sot në mënyrë solemne e shënon 100 vjetorin e ekzistencës. 

"I themeluar një shekull më parë, ISHP-ja qëndron si themeluesi i mbrojtjes shëndetësore parandaluese, kushtuar në shërbimin e interesave dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve. Kjo ngjarje e rëndësishme nuk është vetëm një festim e jetëgjatësisë, por edhe një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të Institutit për Shëndet Publik. Në krye të mbrojtjes shëndetësore parandaluese, Instituti punoi me zell për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit, duke krijuar precedent si institucioni i parë dhe i vetëm shëndetësor në shtet, i cili arrin të shënojë 100 vjet të krijimit dhe funksionimit të suksesshëm", informuan paraprakisht nga Instituti.

Është paralajmëruar edhe se Instituti do të do të botojë një monografi gjithëpërfshirëse me titull "100 vjet Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut 1924-2024 - rojtar i shëndetit publik".

Drejtori, doktor Shaban Memeti në deklaratën me shkrim nënvizoi se janë jashtëzakonisht krenar që festojnë këtë 100-vjetor.

"Kjo arritje është dëshmi e përkushtimit dhe punës së palodhur të ekipit tonë, si dhe për mbështetjen e palëkundur të partnerëve dhe punonjësve tanë, në të kaluarën dhe të tashmen. Përderisa mendojmë për shekullin e kaluar, ne jemi më të vendosur se kurrë të vazhdojmë misionin tonë për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve", theksoi drejtori. qa

Foto: Instituti i Shëndeti Publik

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR