• e martë, 24 dhjetor 2024

Imerlije Saliu: Do jem gruaja e parë me mbulesë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Imerlije Saliu: Do jem gruaja e parë me mbulesë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 8 prill 2024 

Kandidatja e VLEN-it, në zonën e gjashtë zgjedhore, Imerlije Saliu, në një intervistë për Gazetën Lajm, tha se gratë nuk duhet të shihen me atë që kanë mbi kokë, por se duhet të vlerësohen për atë që përfaqësojnë,
për atë se çfarë mund të japin kontribut në shoqëri.

“Këtu mund të them se ka shumë motra si puna ime në dukje, kjo i përket kodit moral dhe etnik të veshjes, por në aspektin profesional ne kemi shumë gra shumë vajza të reja dhe zonja që duhet t’ju jepet hapësirë për
tu dëshmuar”, ka deklaruar Imerlije Saliu, duke thënë se nuk beson se dukja është problem, ngase Maqedonia e Veriut është një vend me diversitete të ndryshme.

Ajo tha se duke e parë euforinë që është krijuar, shpreson se do të jetë deputete në Kuvend.

“Shpresoj të jem zëri i femrës dhe grave në parlament por edhe i të gjithë qytetarëve. Por edhe i të gjithë grave në veçanti të cilët deri sot nuk e kanë patur hapësirën dhe mundësinë për ta dëshmuar veten”,
deklaroi Imerlije Saliu.

Ajo tha se me këtë subjekt politik, pra Alternativën, janë disa pika të përbashkëta që i kanë, siç janë mbrojtja e familjes tradicionale pastaj edhe shumë vlerave tjera që janë, sipas saj, shumë të nevojshme për këtë
shoqëri.

“Sa i përket koalicionit me VLEN-in, ndjehem e privilegjuar të jem pjesë në listë sepse është hera e parë ku kemi një koalicionim të pastër shqiptarë, dhe që besoj se qytetarët e këtij vendi e kanë parë më se të nevojshme dhe kjo vërehet gjithandej ku shkojmë”, deklaroi Imerlije Saliu.

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR