• e diel, 24 nëntor 2024

Ikonomu për deklaratën e Erdoganit: Politika jonë është politikë e parimeve

Ikonomu për deklaratën e Erdoganit: Politika jonë është politikë e parimeve
Athinë, 23 maj 2022 (MIA) – Politika jonë është politikë e parimeve, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Janis Ikonomu, në reagimin për qëndrimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, se për të Micotakis “më nuk ekziston” dhe shtoi se “nuk do të hyjë në konfrontim të deklaratave më pushtetin në Turqi”, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Kryeministri Kirijakos Micotakis, fuqimisht dhe në mënyrë efikase i mbron edhe të drejtat tona kombëtare dhe legjitimitetin ndërkombëtar. Politika e Jashtme greke fuqimisht bazohet në historinë, të drejtën ndërkombëtare dhe aleancat tona. Sado që kjo t’u pengojë disave. Nuk do të hyjmë në konfrontim me deklarata me udhëheqësinë e Turqisë. Politika jonë është politikë e parimeve”, tha Ikonomu. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR