Presidentja e Kosovës Osmani u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Xholi
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks, u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Xholi.
- Post By Besnik Shuki
- 17:29, 23 nëntor, 2024
Prishtinë, 23 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks, u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Xholi.
Në takim, siç njoftojnë nga Kabineti i Osmanit, është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, mbështetjen kanadeze për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Ndër të tjera, presidentja Osmani dhe ministrja Xholi, diskutuan edhe për thellimin e partneritetit strategjik në një sërë fushash me interesit të përbashkët. bsh/