Ukraina ka humbur më shumë se 40 për qind nga territori në rajonin Kursk, pohon një burim nga Armata ukrainase
- Pasi forcat ruse i kanë përforcuar kundërsulmet, Ukraina ka humbur më shumë se 40 për qind nga territori i rajonit rus, Kursk, të cilin e ka pushtuar me sulm të papritur në gusht, deklaroi sot një burim i lartë në Armatën ukrainase.
- Post By Besnik Shuki
- 17:25, 23 nëntor, 2024
Kiev, 23 nëntor 2024 (MIA) - Pasi forcat ruse i kanë përforcuar kundërsulmet, Ukraina ka humbur më shumë se 40 për qind nga territori i rajonit rus, Kursk, të cilin e ka pushtuar me sulm të papritur në gusht, deklaroi sot një burim i lartë në Armatën ukrainase.
Burimi nga Shtatëmadhoria e Armatës ukrainase, i dëshiroi të mbetet anonim, tha se Rusia ka sistemuar rreth 59.000 ushtarë në rajonin Kursk, pasi forcat ukrainase kanë hyrë në territor, duke e kapur Moskën të papërgatitur, dy vjet e gjysëm nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
"Deri tani ne kontrollonim rreth 1.376 kilometra katrorë (në rajonin Kursk), tani, natyrisht, ky territor është më i vogël dhe armiku po intensifikon kundërsulmet e tij. Tani ne kontrollojmë rreth 800 kilometra katrorë. Ne do ta mbajmë këtë territor për aq kohë sa të jetë e mundur ushtarakisht”, tha burimi. bsh/
Foto: EPA