• e martë, 03 mars 2026

IDF: Në Liban eliminohet shefi i shërbimit të inteligjencës së Hezbollahut

IDF: Në Liban eliminohet shefi i shërbimit të inteligjencës së Hezbollahut

Jerusalem, 2 mars 2026 (MIA) - Ushtria izraelite ka njoftuar se në sulmin e mbrëmshëm preciz në kryeqytetin libanez, Bejrut, u vra kreu i shërbimit të inteligjencës së Hezbollahut, Husein Makled.

"IDF tani konfirmon se në një sulm preciz në Bejrut mbrëmë, u eliminua terroristi Husein Makled, i cili ishte kreu i selisë së inteligjencës së Hezbollahut", thuhet në komunikatën e ushtrisë izraelite.

Hezbollahu zyrtarisht iu bashkua luftës në Lindjen e Mesme në anën e Iranit duke lëshuar dje raketa dhe dronë nga Libani jugor kundër një objektivi izraelit.

Izraeli filloi sulmet ajrore ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban këtë mëngjes. Sipas IDF, u goditën objekte magazinimi armësh dhe infrastrukturë shtesë në disa pjesë të Libanit. Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se janë vrarë të paktën 31 persona dhe 149 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Liban.

Më parë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac, tha se objektivi i radhës për eliminim ishte Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Kasem. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR