Ukraina shqyrton një lokacion të ri për negociata me Moskën
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se këtë javë duhet të mbahen negociata të reja të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, pavarësisht sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, por shtoi se do të shqyrtohet në lokacion i ri duke pasur parasysh situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:26, 2 mars, 2026
Kiev, 2 mars 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se këtë javë duhet të mbahen negociata të reja të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, pavarësisht sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, por shtoi se do të shqyrtohet në lokacion i ri duke pasur parasysh situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme.
Zelenski tha se Kievi po shqyrton një lokacion të ri për negociatat që duhen të mbahen më 5 dhe 6 mars në Abu Dabi, por ato tani mund të zhvendosen në Turqi ose Zvicër.
"Për shkak të armiqësive aktuale, nuk mund të konfirmojmë se takimi do të mbahet në Abu Dabi, por pavarësisht kësaj, askush nuk e ka anuluar takimin, shtoi presidenti ukrainas.
Foto: Arkivi i MIA-s