• e martë, 03 mars 2026

Trampi paralajmëron goditje të fortë ndaj Iranit, nuk përjashton dërgimin e forcave tokësore

Trampi paralajmëron goditje të fortë ndaj Iranit, nuk përjashton dërgimin e forcave tokësore

 Uashington, 2 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp në një intervistë telefonike nëntëminutëshe për Si-En-En-in thotë se ushtria amerikane po e "shkatërron" Iranin, por se "vala e madhe" fillimisht vjen, derisa në një deklaratë për "Njujork post" ai e la të hapur mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në territorin iranian "nëse është e nevojshme", duke thënë se nuk është i shqetësuar për sondazhet që tregojnë pakënaqësi te publiku për shkak të sulmeve.

 "Nuk kam frikë kur bëhet fjalë për trupat tokësore - siç thotë çdo president: Nuk do të ketë çizme në tokë. Nuk po e them këtë. Po them se ndoshta nuk do të kemi nevojë për to, [ose] nëse do të kemi nevojë", sqaroi Trampi për "Njujork post".

Në intervistën për Si-En-En-in thekson  "Mendoj se po shkon shumë mirë. Është shumë e fuqishme. E kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe po e përdorim" 

 Trampi në intervistë u përqendrua për tema të ndryshme, duke përfshirë kohëzgjatjen e pritur të konfliktit, habinë e tij nga hakmarrja e gjerë iraniane dhe planin e pritur të trashëgimisë në Iran.

"Nuk dua që të zgjasë shumë. Gjithmonë kam menduar se do të jenë katër javë. Dhe jemi pak përpara afatit", tha Trampi lidhur me atë sa kohë mund të zgjasë lufta. 

Në pyetjen nëse ShBA punojnë më shumë nga vetë aksioni ushtarak që të ndihmojnë popullin iranian që ta kthejë kontrollin mbi vendin nga regjimi,  Trampi tha: "Po, me të vërtetë. Por tani për tani ne duam që të gjithë të qëndrojnë brenda. Jashtë nuk është e sigurt". 

 Sipas tij, së shpejti do të jetë edhe më pak e sigurt.

 "Ende nuk kemi filluar të godasim fort. Vala e madhe nuk ka ardhur ende. Vala e madhe nuk ende duhet të vijë", thotë Trampi.

 Sipas tij, "befasia më e madhe” deri më tani është hakmarrja e Iranit kundër vendeve arabe në rajon: Bahreinit, Jordanisë, Kuvajtit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

 "Ishim të habitur. U thamë, "E kemi këtë", dhe tani ata duan të luftojnë. Dhe po luftojnë në mënyrë agresive. Fillimisht planifikuan të ishin pak të përfshirë, dhe tani këmbëngulin të jenë të përfshirë. Në negociatat e fundit, iranianët nuk ishin të gatshëm të na jepnin atë që kërkuam. Ata duhej ta kishin bërë këtë. Pra, gjithçka po shkon mirë", tha Tramp në fund të intervistës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR