• e enjte, 26 dhjetor 2024

IDF: Janë qëlluar mbi 500 caqe në Gaza, humbën jetën 73 ushtarë izraelitë

IDF: Janë qëlluar mbi 500 caqe në Gaza, humbën jetën 73 ushtarë izraelitë

Tel Aviv, 9 tetor 2023 (MIA) - Ushtria izraelite në mëngjes njoftoi se në sulmet e mbrëmshme në Gaza ka qëlluar më shumë se 500 objektiva dhe se vazhdon t'i neutralizojë terroristët palestinezë që hyjnë në Izrael përmes kufirit me Rripin e Gazës, shkruan "Tajms of Izrael".

Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se nga dita e shtunë janë vrarë gjithsej 73 ushtarë izraelit, kur Hamasi kreu sulm masiv ndaj Izraelit me sulme raketore dhe nga toka në Izraelin jugor, njoftoi "Tajms of Izrael", duke shtuar se nga to vetëm dje janë vrarë 16 ushtarë.

IDF shtoi se mbrëmë janë goditur më shumë se 500 objektiva, duke përfshirë edhe tetë qendra komanduese të Hamasit dhe dega palestineze e Xhihadit islamik, disa ndërtesa në të cilat është vendosur prona e Hamasit, xhamia me mjete të cilat i përkasin organizatës militante palestineze dhe tre tunele në Beit Hanun, zonë në pjesën veriore të Gazës.

Zëdhënësi i IDF-së i mohoi pohimet se armata nuk ka pasur mjaft pajisje.

IDF në mëngjes publikoi një video nga disa sulme ajrore ndaj pjesëtarëve të Hamasit të cilët gjatë natës kanë pushtuar territorin izraelit.

Barrierat e sigurisë së Izraelit përgjatë Rripit të Gazës janë dëmtuar rëndë pasi Hamasi e filloi sulmin ndaj Izraelit Jugor. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR