• e enjte, 04 korrik 2024

Hezbollahu pohon se ka armë të reja që mund t'i përdorë për të goditur caqe thellë në Izrael

Hezbollahu pohon se ka armë të reja që mund t'i përdorë për të goditur caqe thellë në Izrael

Bejrut, 20 qershor 2024 (MIA) - Hezbollahu ka armë të reja dhe aftësi shkatërruese të cilat, në rast të luftës gjithpërfshirëse, mund ta ndihmojnë të godasë caqe thellë në territorin izraelit, deklaroi mbrëmë Hasan Nasralla, prijësi i asaj organizate militante nga Libani.

"Tani kemi armë të reja. Por nuk do të them çfarë. Kur të sillet vendimi, kjo do të shihet në linjat e para të luftës", tha ai në fjalimin televiziv me rastin e komemoracionit të njëpejsëtari të lartë të vrarë javën e kalaur në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor. Në tetor Hezbollahu përdori fluturake vendore pa pilot dhe raketa tokë-ajër kundër aeroplanëve izraelitë për herë të aprë prej fillimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Nasralla në vitin 2021 dekalroi se Hezbollahu ka 100.000 luftëtarë, por tani pohon se ka akoma më shumë, pa e saktësuar numrin. Ai, gjithashtu, tha se i ka hedhur poshtë ofertat nga vendet aleate dhe milicitë nga rajoni të cilat mund të shtojnë dhjetëra mijë luftëtarë në radhët e Hezbollahut. Një video pothuajse 10-minutëshe, gjoja e incizuar nga droni i hezbollahut, tregon pjesë të Haifës - qytet i cili nuk është afër kufirit mes Izraelit dhe Libanit. Videoja u publikua dje. Nasralla deklaroi se Hezbollahu ka akoma xhirime të tilla - kërcënim i dukshëm se sulmet e tij mund të arrijnë drejt lokacioneve thellë në Izrael.

Shefi i armatës izraelite, gjeneral-koloneli Herzi Halevi tha se Izraeli është i vetëdijshëm për mundësitë e Hezbollahut të shfaqura në video dhe ka zgjidhje për kërcënime të tilla. ab/



Tags

QËNDRONI TË LIDHUR